DYLON

Vezët e fërguara rrisin inteligjencën e bebes gjatë shtatzënisë

Vezët e fërguara rrisin inteligjencën e bebes gjatë shtatzënisë
Avatar photo Elife Sherifi

Sipas një studimi të ri, ngrënia e vezëve gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes.

Përse? Sepse vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.

Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.

EkoHigjiena

Hulumtuesit i kishin ndarë 26 njerëz në dy grupe, ku gjysma e grave kishin konsumuar 480mg kolinë në ditë – pak më shumë se sasia e rekomanduar ditore, e cila është 450g – dhe gjysma tjetër e grave kishin konsumuar 930mg kolinë në ditë.

Bebet e tyre pastaj ishin testuar për shpejtësi dhe kujtesë vizuospatiale në moshën katër, shtatë, 10 dhe 13 muajsh.

Dhe kështu shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolinës të konsumuara nga nënat shtatzëna, kishin rezultuar që bebet të kenë nivele më të larta të inteligjencës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.