Ka filluar sot asfaltimi i rrugës Sllatinë e Epërme – Ramjan. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë dhe u prit nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve.
“Ata u shprehën të kënaqur dhe falënderues ndaj kryetarit Haliti për angazhimin të tij maksimal në teren dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve jo vetëm në Sllatinë e Ramjan, po në çdo lokalitet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.
Kjo rrugë përveç që lidhë dhe i ofron mes vete këto dy lokalitete, ua lehtëson edhe qarkullimin banorëve. /2LONLINE/