DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e mjetit të ftohtë (thikë) nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes.

EkoHigjiena

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.