Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet në vazhdim e rrugës Sllatinë-Viti, konkretisht të finalizimit të asfaltimit të pjesës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme.
Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët e kësaj pjese për realizimin e këtij projekti madhor që po realizohet në komunën e Vitisë.
Ai theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e komunës së Vitisë sepse pos që lehtëson qarkullimin banorëve, shkurton rrugën dhe krijon alternativ të lëvizjes.
Gjithashtu kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera.
Përndryshe asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur edhe nga banorët e kësaj zone të cilët u shprehën falenderues ndaj kryetarit dhe komunës. /2LONLINE/