Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar fshatin Sadovinë të Jerlive për të parë nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës që lidhë mes vete fshatrat:Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve me fshatin Dardani të Ferizajt.
Në Sadovinë të Jerlive, kryetari Haliti u mirëprite nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt infrastrukturore por edhe për asfaltimin e segmenteve të kësaj rruge brenda fshatit, të rrugëve të tjera por edhe për ndërtimin e trotuarit që sipas tyre do të ndikoj pozitivisht në sigurinë e këmbësorëve.