Arta Haziri Nuhiu është njëra ndër 21 gratë që bëjnë Shqiptarinë. Ajo ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Në profilin e saj Arta ka shkuar:
Rruga për Shqipëri ka gjithmonë shkaqe pozitive. E tillë është edhe kësaj here, ku po nisemi për një natë yjesh që zbulon suksesin, një natë në nderim të zonjave shqiptare.
Përgjegjësi, nder e kënaqësi të jem njëra ndër zonjat që bën shqiptarinë, njëra ndër zonjat që sakrifikuan, dhanë mundin e kontributin e tyre për këtë vend, që të lulëzojë në çdo aspekt. Këto konsiderata na japin shpresë dhe besim që në këtë vend vlen të investohet punë, talent e përkushtim.
Përgëzime për organizatorët që vlerësojnë zonja që shqiptaria nuk do ishte e njëjtë pa to. Ky do ishte një mesazh modest për të rinjtë, sidomos vajzat shqiptare, që janë e ardhmja, forca dhe shpresa e këtij vendi.
Me motivim të zellshëm, gjithsecili e gjen veten këtu dhe dikur arrin të shpërblehet me çmime kësi soji. Me ne, shqiptaria behet, ka shkruar gjilanasja Arta Haziri Nuhiu.
Më 12 dhjetor u mbajt gala mbrëmja e dorëzimit të çmimeve.
Arta Haziri është asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe Drejtoreshë e Festivalit te këngës për fëmijë “Mollëkuqet” Arta Haziri-Nuhiu, e lindur me 29.10.1982 ne Gjilan-Kosove, është e diplomuar ne Fakultetin e Arteve, dega muzike dhe e masterizuar ne drejtimin teoriko-pedagogjik, shkalla e trete e magjistratures, dega Etnomuzikologji.
Aktualisht është mësimdhënëse në shkollën e mesme Gjimnazi “Zenel Hajdini” ne Gjilan me 16 vite eksperience duke organizuar njëkohësisht edhe korin e vajzave në këtë shkolle ku me këtë rast ka organizuar shume programe në kuadër të shkollës për nderë të festave kombëtare dhe shtetërore.
Pas një eksperience të gjatë dhe përkushtimi e saktësie të treguar, ajo arriti të bëhet kryetrajnere dhe trajnere e planprogramit arsimor KKK-KB ne Ministrinë e Arsimit MASHT. Pas kësaj eksperience, ajo trajnoi të gjithë mësimdhënësit e lëndës së muzikës të shkollave nga shumë qytete të Kosovës si: Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Viti, Kaçanik etj.
Një dëshirë për të mos lënë anash zërat e bukur e ata rrëqethës, për të zbuluar pjesën ku vet shpirti e këndon dhe liron atë që buron nga vet thellësia e njeriut, lindi iniciativa për të ndërmarrë një ide e cila kishte qëllimin e ngritjes së një Qendre Artistike Kulturore të emëruar “Mollëkuqe”, ku vazhdon të funksionojë qysh nga viti 2011.
Ishte një fillim i mbarë, i shoqëruar me plot vullnet dhe dashuri por sigurisht që ishte një fillim që kërkonte shumë punë e përkushtim sepse në duar ishte talenti i shumë fëmijëve dhe ardhmëria e tyre përplotë ëndrra.
Të gjitha këto kërkonin guxim por kërkesa më e madhe ishte profesionalizmi, e pikërisht për të gjitha këto që përmendem duke filluar nga marrja e iniciativës e deri te realizimi i saj ishin në kryer me Arta Haziri-Nuhiu. Ajo ngriti themelet e kësaj shkolle si një profesionaliste e këtij drejtimi, duke i përpunuar çdo njërit zërin, e duke I ofruar krahë drejt depërtimit ne boten e muzikës.
Qendra me artistët e vegjël të saj e inspiroi atë që të behet tekstshkruese dhe krijuese e këngëve të tashme më shumë se 300 këngëve.
Ajo realizoi edhe festivalin per femije “Mollekuqe” ku sot numeron 6 edicione te mbajtura. Pas pergatitjes profesionale te ofruar nga Arta Haziri-Nuhiu për nxënësit, ata ishin gati te dilnin në skena me këngët e tyre origjinale. Kështu, filluan edhe daljet e para publike ne festivalet mbarëkombëtare, ku në secilën prej tyre u shpërblyen me çmime të rëndësishme e profesionale.
Vlenë të përmenden festivalet si në vijim, ku “Mollëkuqet” bashke me Arta Haziri-Nuhiu korren suksese: Festivali “Fluturat”-Kumanovë, “Bilbilat e Korabit” –Dibër, “Junior Fest”, “Lyra Fest”, “Ylberi”, “Diamond Fest”, “Sidorela” etj.
Arta Haziri-Nuhiu do e vuloste suksesin e saj edhe jashtë kufijve, ku mori ftesa te ndryshme për festivale internacionale, që të ishte pjesë e jurisë profesionale dhe ta përfaqesonte shtetin e Kosovës bashkë me nxënësit e saj.
Festivali i parë internacional ishte “Tra La La” ne Maqedoni, për të vazhduar në festivalin “Singer Stage” në Maltë, festivali “Lemari” ne Minsk të Bjellorusisë, festivali “Kaunas Talent” ne Lituani, festivali “Evropa Moloda” ne Ukrainë, festivali “Eurokids” ne Itali, festivali “Bled Golden Microphone” në Slloveni.
Në të gjitha këto festivale arritën të rrëmbejnë çmimet e para, dhe Arta Haziri-Nuhiu u nderua me diplome si anëtare e jurisë profesionale, për shkak të korrektësisë se treguar.
Pasi mori me të mirat e këtyre festivaleve, në vitin 2018, ajo mori guximin ta krijojë festivalin e parë internacional në Kosovë të quajtur “Rising Stars”. Edicioni i parë ishte i suksesshëm me 6 shtete të huaja pjesëmarrëse.
Në vitin 2019 u mbajt edicioni I dytë, ku tanimë gjithçka ishte me profesionale dhe me e kuruar në detaje, ku numri i shteteve të huaja prezentë u dyfishua!