Arta Haziri – Nuhiu: T’i jepet përparësi për bursë studentëve me gjendje ekonomike më të rënduar

Arta Haziri – Nuhiu: T’i jepet përparësi për bursë studentëve me gjendje ekonomike më të rënduar

Arta Haziri – Nuhiu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se ndihet e lumtur që në seancë ne fundit ka kaluar kërkesa për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit, por se ajo ka apeluar te të gjithë ata studentë të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike, të iu japin përparësi atyre studentëve të cilët janë në gjendje ekonomike më të vështirë që të përfitojnë nga kjo bursë.

“Si anëtare e kuvendit komunal në vazhdimësi kam kërkuar që numri i bursave të rritet, dhe kjo po ndodh nga viti në vit. Marrë parasysh gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID19, apeloj të gjithë ata student të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike, të ju japin përparësi atyre studentëve të cilët janë në gjendje ekonomike më të vështirë që të përfitojnë nga kjo bursë. Poashtu i kërkova komisionit që të kenë kujdes në zbatimin e kritereve për të gjithë studentët të cilët aplikojnë”, ka thënë Arta Haziri – Nuhiu, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përgjatë seancës së fundit, ajo tha se ka pas edhe një kërkesë tjetër dhe atë për Drejtorinë̈ për Zhvillim Ekonomik, ku ka kërkuar nga drejtoresha, që të vizitojë gjitha bizneset që funksionojnë̈ në Komunën e Gjilanit, dhe atyre që janë në gjendje të rëndë, të iu ofrohet një modul për rimëkëmbje.

Përndryshe, ajo tha se ndihet e lumtur edhe për faktin që te buxheti për vitin fiskal 2021 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2022-2023, Drejtoria për Rini-Kulturë dhe Sport ka rritje në buxhet dhe për subvencione. /2LONLINE.com/

KOMENTE