Drejtoresha e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, Arta Haziri-Nuhiu është ftuar nga drejtori i festivalit “The Ottoman Dream”, për të qenë pjesë e jurisë në festivalin në fjalë që do të mbahet në Turqi.
“The Ottoman Dream”do të mbahet në Stamboll, Turqi nga data 24 tetor deri më 28 tetor, 2024.
Drejtoresha, Arta Haziri-Nuhiu i’u bën thirrje të gjithë të interesuarve për të qenë pjesë e festivalit të kontaktojnë në numrin: +38344177398 (Whatsapp).
“Mollëkuqet” do të formojnë delegacionin e tyre, për të shkuar në festival dhe do të kujdeset për gjithëçka.
“Theksojmë se ne kemi përfaqësuar shtetin e Kosovës në festivale internacionale në shtete të ndryshme të botës si Francë, Greqi, Ukrainë, Çeki, Lituani, Itali, Slloveni, Bjellorusi, Maqedoni, Bullgari, Estoni, Malte etj … ku nga secili festival kemi dalur të fituar me çmime te rëndësishme dhe fitore të mëdha me nxënësit e talentuar te organizatës sonë, ku kemi rrëmbyer çmimet “Grand Prix”, dhe çmimet e para, të dyta e të treta në kategori të ndryshme”, thuhet në njoftimin e QKA “Mollëkuqet”.
Më tej thuhet se: Këto çmime janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e karrierës në muzikë, andaj me “Mollëkuqet” nuk jeni të humbur asnjëherë.
Në vijim, keni rregulloren e festivalit “The Ottoman Dream” me të gjitha detajet. Mos harroni : Afati i aplikimit është deri me 2 shtator.
Për më tutje, mos harroni të na kontaktoni.
“Mollëkuqet” është në gatishmëri 24/7 për të ju ndihmuar, përfundon njoftimi i Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”. /2LONLINE/