DYLON

Gagica (AAK): Liria e Kosovës, rezultat i trimërisë dhe atdhedashurisë së djemve si Komandant Roki

Gagica (AAK): Liria e Kosovës, rezultat i trimërisë dhe atdhedashurisë së djemve si Komandant Roki
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Rahim Beqiri -Komandant Roki ishte njëri nga djemtë më të mirë që kishte lufta jonë çlirimtare, një luftëtar që nuk mjaftohej vetëm me lirinë e Kosovës duke u angazhuar dhe kontribuar edhe për fatin e shqiptarëve në Iliridë.

“Sot, bashkë me ish-deputetin Lahi Brahimaj, nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj, anëtarin e kryesisë dhe afaristin e njohur, Ilmi Mustafa, bëmë homazhe në nderim e kujtim të Rahim Beqirin, Komandant Roki në përvjetorin e përjetësimit”, ka thënë Gagica i AAK-së.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se rënia e komandant Rokit shënon një ndër momentet e vështira për luftën çlirimtare dhe për bashkëluftëtarët e tij. Liria e Kosovës dhe të arriturat e shqiptarëve në Iliridë, janë rezultat i trimërisë dhe atdhedashurisë së djemve si Komandant Roki.

“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri, ka thënë  kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica i cili mori pjesë në homazhet e bëra me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të Rahim Beqirit-Komandant Roki.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.