Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë ka mbajtur tryezë me temën “Arsimi në gjuhën shqipe, harmonizimi me kapitullin 23 Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në BE’.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues të shkollave dhe institucioneve arsimorë që merren me problematikën e arsimit në këtë rajon, shkruan Titulli.com.
Gjatë diskutimeve u konstatuan problemet e shumta që hasë arsimi shqip në Luginë të Preshevës ndërsa KDNJ në fund të projektit do të përmbledh dhe nxjerr përfundimet dhe rekomandimet për institucionet përkatëse.
Ky aktivitet ishte vazhdimësi e projektit “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicave shqiptare në Luginë të Preshevës ” të financuar nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd.
BURIMI: Titulli.com