Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 14 janar, rreth orës 22:40, Policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve të Stacionit policor në Gjilan, së bashku me Njësitë për Reagimit të Shpejtë, pas kontrollit në një lokal në Rr.”Haqif Tetova” në Gjilan, kanë takuar 18 persona duke luajtur “bixhoz”.
Sipas tij, ndaj 17 personave janë shqiptuar tiketa për “Mosrespektim të vendimit të qeverisë për masat anticovid, ndërsa organizatorin, pronarin e lokalit e ka arrestuar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në cilësinë e te dyshuarit, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe i ndaj tij me vendim të prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë themelore. /2LONLINE.com/