DYLON

Arbër Ismajli: Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive

Arbër Ismajli: Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive
Avatar photo Redaksia

Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me COVID-19.

Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive me COVID-19, derisa ka bërë apelin tek qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Edhe pse kemi më pak raste aktive krahasuar me disa javë më parë, kjo nuk na bënë që të ndihemi komod. Vetëm duke i respektuar masat anti-COVID-19, maskë, distancë dhe pastrim duarsh, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Ismajli.

EkoHigjiena

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8507 mostra, 3237 kanë rezultuar pozitivë, 2999 janë shëruar, 99 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 132, të hospitalizuar janë 19 pacientë dhe 78 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.