Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një qytetar nga Shipashnica e Komunës së Kamenicës, i dënuar me dy vite burg efektiv.
Ai dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Hajvalisë.
Postimi i plotë i policisë:
“Realizim i Urdhëresës”
Ju njoftojmë se me 18 maj 2021, rreth orës 20:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar personi shtetas i Kosovës me banim në fshatin Shipashnicë, Komuna Kamenicë i dënuar me dy vite burg efektiv.
Policia e Kosovës patrulla policore personi e arrestuar e kanë sjell në Stacionin Policorë në Kamenicë, për shkaqe procedurale.
Me vendim te gjykatësit I njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Hajvalisë. /2LONLINE.com/