Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se zyrtarët policor gjatë një kontrolle rutine në Lagjen “ Dheu i Bardhë” në Gjilan, kanë hasur të dyshimtin, shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan, ku pas verifikimit I njëjti rezulton se kishte Urdhëresë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Zëdhënësi Hashani tha se Urdhëresa nga Gjykata e Gjilanit kishte të bënte për vuajtje të dënimit me burg efektiv prej 105 ditësh.
“I dyshimti është arrestuar dhe menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës- Hajvali”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/