DYLON

Rrahje në Bresalc të Gjilanit, dy të arrestuar

Rrahje në Bresalc të Gjilanit, dy të arrestuar
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se për një rast “Lëndim i lehtë trupor“, që kishte ndodhë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se tre persona nga Bresalci kanë lajmëruar policinë se ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari, poashtu me banim në këtë fshat. Të dyshimtit janë arrestuar.

EkoHigjiena

“Gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se vetë raportuesi me dy personat e tjerë ishin iniciatorë të rrahjes, ku me këtë rast kanë pësuar lëndime te lehta trupore tre personat. Me urdhër të Prokurorit dy të dyshimtit (raportuesi dhe një tjetër) janë ndalur për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar, në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.