Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor në Viti në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, me datën 08.07.2024 kanë arrestuar L.Xh. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, njofton Policia. /2LONLINE/