DYLON

Vitia me marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, pritën që fillimisht të përkrahën tri fshatra

Vitia me marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, pritën që fillimisht të përkrahën tri fshatra
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë – Luksemburg në kuadër të projektit “Zhvillimi i komuniteteve”. Me këtë rast kryetari Haliti, u shpreh se bashkëpunimi në mes të komunës me këtë fondacion është i gjatë dhe ju jam mirënjohës atyre për këtë bashkëpunim.

“ Kemi një bashkëpunim të gjatë dhe të mirë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg. Unë jam falënderues për stafin menaxherial të këtij fondacioni por edhe për financuesit e saj si dhe për qeverinë e Luksemburgut dhe atë për ndihmën e vazhdueshme për rajonin sidomos për komunën e Vitisë dhe atë në shumë projekte”, u shpreh kryetari Halit, duke përmendur në veçanti projektet të realizuara në fushën e arsimit dhe në bujqësisë në këtë komunë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti gjithashtu bëri me dije se aktualisht janë pjesë e kësaj marrëveshje tri fshatra por do ti shkojnë mundësinë që të përfshijnë edhe dy fshatra të tjera të cilat kanë konkurruar. Ndërkaq Izjah Ademi, përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, tha se bashkëpunimi i këtij fondacioni me komunën e Vitisë është i shkëlqyeshëm duke thënë se më herët në këtë komunë janë realizuar disa projekte. Ai potencoi se shpreson se me ndihmën e kryetarit do të vazhdojnë ti përkrahin edhe 3 fshatrat. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.