Duke raportuar për incidentet kriminale në 24 orët e fundit, policia ka bërë me dije se në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, për sulm dhe kanosje.
Sipas raportit policor, i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën, femër kosovare, me të cilën ishte në lidhje dashurie.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.