DYLON

Haziri: Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

Haziri: Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka paralajmëruar aktivitete të ndryshme, ndërkohë që është shprehur edhe se:“Republika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre”.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

EkoHigjiena

Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Republika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.