Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan ka vazhduar hetimet lidhur me rastin e datës 14 dhjetor 2017 ku është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshimtit.
“I dyshuari është shoqëruar në lokalet e Policisë në Gjilan, ku në prezence të avokatit mbrojtës është intervistuar ku janë gjetë dëshmi të qëndrushme që lidhen me rastin”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet për 48 orë dhe rasti procedohet në Prokurorrinë Themelore.