Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Hodonoc të Kamenicës është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje një i dyshuar pasi për të është raportuar në polici rasti i kanosjes.
Ankuesja ka lajmëruar në polici se deri sa ishte në vendin e punës është kanosur nga i dyshuari.
Raporti i policisë:
KANOSJE
Fsh. Hodonovc, Kamenicë 18.12.2021 – 18:14. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. Nuk ka të lënduar, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/