DYLON

Reagojnë banorët e Zabelit, mbi 17 orë pa rrymë!

Reagojnë banorët e Zabelit, mbi 17 orë pa rrymë!
Avatar photo Redaksia

Banorët e një pjese të lagjes “Zabeli i Sahit Agës” në Gjilan kanë reaguar për mungesë të energjisë elektrike.

Sipas tyre, mbi 17 orë është pa energji elektrike kjo pjese e lagjes “Zabeli i Sahit Agës”.

EkoHigjiena

“Ditën e djeshme është ndalë rryma në ora 17:00, e deri me sot nuk ka ardhur. Në fakt ka ardhur vetëm 20 minuta porse prapë e kanë ndal. Kjo është e patolerueshme, kur dihet që është sezona e dimrit dhe nuk kemi as drita dhe as ngrohje”, ka thënë për 2LONLINE, Sabit Shkodra, qytetar i kësaj lagjeje të Gjilanit.

Deri në momentin e botimit të këtij informacioni, mësohet se rryma në këtë pjesë të Zabelit, akoma nuk ka  ardhur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.