Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Viti, sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit kosovar, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, 273 fishekë të kalibrit 7.62mm. dhe 15 fishekë të kalibrit 12mm.
Po ashtu njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e tri mjeteve shpërthyerës (granat dore).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.