Autoritetet policore kanë bërë me dije se një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit, nuk i ka respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor në një pikë kontrolli të veturave.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.