DYLON

Reagon edhe Asociacioni i Gazetarëve për kanosjen ndaj gazetarit Musa Sabedini

Reagon edhe Asociacioni i Gazetarëve për kanosjen ndaj gazetarit Musa Sabedini
Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.

Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press.

AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK nëpërmejt një komunikate thotë se mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast, ndërsa, kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.