Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Pikë Kalimin Kufitar në Vërmicë është arrestuar një i dyshuar për: “Dhënie ryshfeti”.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull serb, pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policorë, kishte futur në dokumente para, duke thënë se ato ishin për zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/