Derisa Zyrtarët Policor ishin duke dërguar një person ne Spitalin Rajonal të Gjilanit, një i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës ka filluar të fjaloset me zyrtarët policor rreth arrestimit të disa personave më herët.
I njëjti fillon ti fyej zyrtarët policor dhe i pengon hyrjen në Emergjencë, ku i sulmon edhe fizikisht. Zyrtarët Policor e kanë vënë nën kontroll dhe e kanë arrestuar të dyshimtin, gjatë arrestimit lëndime pësojnë dy zyrtar policor si dhe vetë i dyshuari.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore, në procedurë të rregullt.