DYLON

Haziri nderoi me mirënjohje alpinisten gjilanase Flutura Ibrahimi – Uta

Haziri nderoi me mirënjohje alpinisten gjilanase Flutura Ibrahimi – Uta
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë sot mirënjohje alpinistes gjilanase, Flutura Ibahimi-Uta, për suksesin e saj të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptarja e parë që është ngjitur në malin më të lartë në botë, Everest.

“Sot po e shënojmë një arritje jashtëzakonisht të madhe të bashkëqytetares sonë, e cila ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në pushitimin e majës më të lartë në botë. Edhe pse një ekspeditë shumë e vështirë, heroina e Gjilanit ka shkelë në pikën më të lartë, e ka ngrit flamurin e Kosovës për herë të parë dhe flamurin e shqipatrëve për herë të dytë. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, unë e kam nderuar me mirënjohje dhe uroj e shpresoj që ta kemi Utën me suksese tjera në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, alpinistja Flutura Ibrahimi-Uta, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe vlerësimin, ndërkaq ka premuar se do të vazhdoj edhe në të ardhmen të punojë drejt suksesve të reja në alpinizëm.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.