Referuar të dhënave nga Departamenti i Policisë Kufitare, Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Perëndim, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare, Shqipëri -Kosovë, i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor.
Raporti i policisë:
DHËNJE E RYSHFETIT
PKK Vermicë, 09.03.2021 – 20:30. Është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare Shqipëri -Kosovë ka ofruar ryshfet zyrtarit policor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/