Në një operacion të zhvilluar sot nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të shantazhit.
Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi nga një ankuese.
Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar ka arritë të merr nga ankuesja shuma parash, duke shantazhuar viktimën përmes rrjeteve sociale.
Në operacionin i cili është realizuar në koordinim me prokurorinë, policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin J.A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Maqedonosë së Veriut, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve. /2LONLINE/