DYLON

Arrestohet një person që tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policor

Arrestohet një person që tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policor
Avatar photo Redaksia

Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për ti shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961).

I dyshuari me qëllim që ti shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.

EkoHigjiena

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.