Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Gjilan, në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve afatë gjata të zhvilluara ndaj një të dyshuari, më 05.03.2024, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrollë.
Është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977) , nën dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
- Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
- Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
- Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
- Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
- Një (01) sëpate e vogël,
- Gjashtë (06) thika,
- Një (01) Elektroshok,
- Një (01) Pako e cigareve me hapa,
- Dy (02) peshore,
- Katër (04)telefona celular,
- Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
- Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
- Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
- Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
- Shiringë,
- Tableta,
- Enë për tymosje te narkotikut,
- Fishekë me gas,
- Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar në Gjilan, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/