DYLON

Leunit Sahitaj, pjesë e SC Gjilanit

Leunit Sahitaj, pjesë e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije për angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

“22-vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar të SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.