Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për realizimin e një urdhërese të gjykatës në Gjilan.
Hashani tha se nga Policia e Kosovës është ndalur I dyshuari, shtetas i Kosovës, dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë nga Gjykata me burg efektiv ne kohëzgjatje prej 1 vit e 7 muaj. I njëjti është dërguar në burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit.