DYLON

Arrestohet për posedim të substancës narkotike

Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka njoftuar për një rast në Gjilan, në Dardania II, ku njësitet antidrogë nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë takuar të dyshuarin, shtetas i Kosovës, me që rast në të njëjtin vend janë gjetur 4 qese me 9.8 gram substancë narkotike që besohet të jetë e llojit marihuanë.

Sipas tij, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, njësitet antidrogë, dhe është intervistuar . Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet tutje nga organet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të tij.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.