Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prizren, më 26.07.2019 ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prizren,
Departamenti i Përgjithshëm, për urdhër kontroll të shtëpisë/banesës, të lokaleve tjera përcjellëse dhe të pronës së të dyshuarit për përfshirje në veprat penale: ‘ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, ‘shmangie nga tatimi’ dhe ‘mashtrim’.
Policia nën dyshimin e konsumimit të veprave penale të lartcekura, ka arrestuar:
H. P. viti i lindjes 1971 m/k/sh
Vlen të ceket se më 17.11.2018 është proceduar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj të njëjtit person. I njëjti pas lirimit nga paraburgimi ka vazhduar aktivitetin e tij të kundërligjshëm, mbi këtë bazë të dyshimeve, ku prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim të ri që të ndërmerren veprime hetimore në mbledhjen e dëshmive.
Sot, më 26.07.2019, gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit janë kontrolluar: pesë (5) shtëpi banimi, tri (3) automjete dhe një lokal përcjellës. Policia ka konfiskuar dëshmi relevante që do të përdoren në procedura të mëvonshme.
Pas intervistimi i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren është dërguar në ndalim për 48 orë.