Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan pas një pune mirë të organizuar operacionele dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.
Zyrtarët policor në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit TT e cila dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. /2LONLINE/