DYLON

Realizohet trajnimi “Evakuimi i viktimave në fushëbetejë”

Realizohet trajnimi “Evakuimi i viktimave në fushëbetejë”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me NALT, Iowa dhe FSK, është realizuar trajnimi “ Evakuimi i Viktimave në Fushëbetejë” realizuar nga instruktorët e ushtrisë amerikane nga Garda Kombtare Iowa nga Kampi Bondsteel.

Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin ushtarak nga Garda Kombëtare dhe Regjimenti i Mjekësisë të FSK-së, ku realizuan trajnimin praktik të fokusuar në temat praktike dhe me interes si : Ndihma e Parë për viktimat pas një incidentit dhe evakuimi i viktimave; Ngritja e një PGV-je (Pikë për Grumbullim të Viktimave); Dhënia e Triazhit/Ndihmës së Parë; Kërkesa për MedEvak përmes të 9-linjëshit për MedEvak Tokësor (PECC/CKEP); Evakuimi Taktik i Viktimave për ROL 1 (teorikisht); Kërkesa për MedEvak Ajror përmes të 9-linjëshit (PECC/CKEP); “Hot Load” of casualties and Handover-Takeover to RC-E MEDEVAC Team (Evakuimi i viktimave me helikopter).

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po avancon dhe përgatitet për të përmbushur misionin e saj në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim, ky profesionalizëm po ngritët me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të partnerëve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.