Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:
• Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
• Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
• Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
• Sulm ndaj personit zyrtar
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Bashkangjitur gjeni foton e të dyshuarit duke sulmuar me mjete të forta me datë 29 Maj 2023, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/