Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 20.07.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi kosovar serb Z.S. (1974) nga fshati Bosce, Komuna e Kamenicës i cili ka njoftuar se i janë vjedhur një shumë e parave, një radio e veturës si dhe i është lënë një mesazh kërcënues i shkruar me dorë në veturën e tij.
Në konsultim me Prokurorin e shtetit ishte iniciuar rasti si ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Kanosje’’.
Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe pas një hetimi intensiv ka arritur të zbuloj dhe të gjejë prova të mjaftueshme se kryerësi i kësaj vepre penale është e dyshuara kosovare serbe J.S. (2003).
E njëjta është arrestuar mbrëmë me datë: 21.07.2022 dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti me Kallëzim Penal të procedohet ne Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/