Policia e Kosovës, njësitë anti-trafikim nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, përmes informatave që kanë siguruar përmes rrugëve operative, kanë arrestuar personin e dyshuar, një femër shqiptare, shtetase e Serbisë, me dyshimin për kryerje të veprës penale trafikim me njerëz.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se me këtë rast është identifikuar një viktimë, e cila është trajtuar në baze të Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë.
Zëdhënësi Hashani tha se me aktvendim të Prokurorit të shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Rasti procedohet në prokurori.