DYLON

Do të jesh diku

Do të jesh diku
Avatar photo Redaksia

Do të jesh diku

Mehmetali Rexhepi

do të jesh me kollaren e stinës
përderisa dheu do t`i merrte
vetëm gjymtyrët e tretshme
brezave mugullojnë dromca shëmbëllese

EkoHigjiena

*
do të jesh diku
çasteve të ngeshme
ndoshta vetëm vjeshtak tiparesh
të velura në pasqyrën tënde të larë
mbi lëmimin e saj
pasqyrë katër përmasash
ngjyrë e tingujve të bardhë
fërguar me vajin e avujve të kripur
pleksje ëndjesh për urinë e trurit
a do t`i piqte frutat ky përngjasim
i gjallë i drurit
si kokrrat e qershisë

*
Ai shihte tej këtyre që dukeshin ata
duzina sysh naivë kah qiellorët e Tij
një enigmë bardhësie ua vezullonte
dhe diku i shpinte
mësymjen e ziente
në fulteren e shkronjave

*
Hirësi e Tij
stivë shkronjash kishte shkrirë
dhe ja (sh)krimi
tashmë pasqyrë e shlyer
tutje ndoshta gur i thyer

*
citohej kori i të marrëve të këndshëm
pse Ai lypte të na shkëlqente dëshmia
dhe viteve t`ua qepnim tmerrësisht saktë
copëzat e thyera të ideve qelqore të Tija

*
se kush shfrynte
Imzot
Hirësia të mos fyejë
të anulohen sprovat nga alkimia
pos Atij i shkrepin të tilla
marrëzira qiellore

*
tëhollonte fijet e trurit
t`i kapte e të mos ia treste pafundësia
me një dorë profecie
vijëzonte
mozaikun tuaj e gjeni në yje
mendja një kod dhuntie
sinonim hyjnie

*
kryeradhëve radhëve me sinorë
presjesh dypikësh pikëpyetjesh pikëçuditjesh
si të hyjmë në atë univers
kaq minorë kaq të gjorë
kur të gjithë çelësat
portat e padukshme të gravitetit i përpijnë
e matanë vetëm dhe vetëm një çap
mençurisë i vyshkej virgjëria

*
do të jesh diku
çast i petaleve të trëndafilit
duke lexuar fjalorin e zverdhur të diellit

*
do të jesh diku
bulëz e avulluar loti
lirikë e sfondeve të dijës së thatë

*
do të lësh diku
një gjedhe të ngratë
një gjen te fëmija
i fateve pa nyja

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.