Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar tre të dyshuar për kryerjen e veprës të cilësuar si “vjedhje të rëndë”. Ata dyshohen se në fshatin Kmetoc të Gjilanit ia vodhën viktimës 20 mijë euro.
Raporti i Policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Kmetoc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës, mashkull kosovar, 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/