DYLON

Ekipi K9 i Policisë, pjesë e garës rajonale të mbajtur në Tiranë

Ekipi K9 i Policisë, pjesë e garës rajonale të mbajtur në Tiranë
Avatar photo Redaksia

Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla.

Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.

EkoHigjiena

Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, njofton Policia e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.