DYLON

Gagica: Diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova

Gagica: Diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova
Avatar photo Redaksia

“Diaspora jonë ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Ai u shpreh i nderuar të priste në selinë e Aleancës në Gjilan, Arbnor Grajqevcin me bashkëpunëtorë nga dega e Aleancës për Gjermani me të cilët biseduan për hapat e bashkëpunimit mes degëve si dhe për rritën e fuqizimin e Aleancës në Gjermani e në Gjilan.

EkoHigjiena

“Falënderoj kryetarin Ukë Blakaj, anëtarin e kryesisë në Gjilan e në Gjermani, Ilmi Mustafa, Selim Hotin, e secilin bashkatdhetarë që i janë bashkuar Aleancës dhe e kanë shndërruar në adresë kryesore për diasporën tonë në Gjermani”, thotë Gagica i AAK-së.

Ai shtoi se janë shumë të vendosur për ta bërë Aleancën parti kryesore në vend e në diasporë. /2LONLINE/