Togeri Ismet Hashani, zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan, i tha Portalit t[ Lajmeve Lokale “2lonline’, se njësiti për realizimin e urdhëresave pranë Stacionit Policor në Gjilan, ka arrestuar dy të shumëkërkuarit nga gjykata komunale e Gjilanit, të cilët po i shmangeshin vendimit të saj.
Hashani, tha se i arrestuari i parë, B. N. kërkohej nga Gjykata Komunale në Gjilan, për vuajtjen e dënimit me burg efektiv prej 3 vite e 6 muaj edhe atë nga viti 2008, kurse i arrestuari i dytë K. Sh. po kërkohej për vuajtje të dënimit prej 8 muaj burg efektiv, por që nuk po respektonte vendimin e gjykatës.
Zëdhënësi rajonal i PK-së, Ismet Hashani, tha se i kërkuari, B. N., është arrestuar ne afërsi te gjykatës në Gjilan, ndërsa i arrestuari i dytë, K. Sh. është kapur në shtëpinë e tij në lagjen ‘’Dheu i bardhë’’ në Gjilan.
Policia e cila tha se ka një bashkëpunim shumë të mirë me gjykatat, tha se të arrestuarit, janë dërguar menjëherë në vuajtje të dënimin në burgun e Gjilanit.
Policia tha se ka mjaft raste që nuk po respektojnë vendimet e gjykatës, por ndonëse me vonesë të gjithë ata qytetarët që nuk po respektojnë vendimet e gjykatës, po përfundojnë në pranga të policisë prej ku po dërgohen në vuajtje të dënimit, apo paraqitje në seanca gjyqësore etj.
Zyrtarët policor thanë se ndonëse mund të vonohet, askush nuk do të mund t’i shmanget drejtësisë, sepse ajo edhe nëse vonon, patjetër që ajo do të vijë./2lonline/