Blerton Ajeti drejtor i DMSH-së ka thënë se deri më tani n rajonin e Gjilanit nuk janë shënuar zjarre të përmasave shqetësuese por ato kanë qenë kryesisht zjarre të evidentuara si pasojë e djegieve te hamulloreve,stërnishtave dhe të mbeturinave. Sipas tij këto dy javët e fundit afërsisht 60 intervenime nga shërbimi zjarrfikës dhe i shpëtimit.
Ajeti duke lavdëruar angazhimin e ekipeve të zjarrfikësve ka qytetarët e Komunës së Gjilanit kanë qenë bashkëpunues dhe kanë lajmëruar zjarret ne fazën fillestare, që ka ndikuar drejtpërsëdrejti në punën e shërbimit të zjarrfikësve për intervenim në kohen e duhur dhe për pasoja shumë më të vogla, në ruajtjen e pasurisë së përbashkët,
“Shërbim i zjarrfikësve në çdo lajmërim të marrë nga ana e qytetarëve apo institucioneve tjera ka dale në vendngjarje në kohen e duhur dhe falë intervenimit efikas ka arrit që të shpëtojë pasurinë e Komunës siç ishte rasti me pishat në fshatin Velekincë dhe pishat në fshatin Malishevë si dhe shumë pasuri tjera private dhe komunale”, ka thënë Ajeti.
Përndryshe, ai tha se edhe pse mjetet e punës tek shërbimi i zjarrfikësve janë të vjetra, falë kujdesit të personelit në mirëmbajtjen e tyre, kanë bërë që për këtë interval kohor, mjetet dhe teknikat e shërbimit të jene në gjendje për të kryer punën në mënyrën efikase. /2lonline/