Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Ponesh të Gjilanit kanë arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione.
Raporti i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS APO ATORITETIT ZYRTAR & MASHTRIM ME SUBVENCIONE
Fsh. Ponesh, Gjilan, 2020 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/