DYLON

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri të dielën vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

EkoHigjiena

Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.