Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “vjedhje të rëndë”.
Në këtë “vjedhje të rëndë” përfshihet vjedhja e celularëve , portofolit e byzylyk i dorës
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se pas një pune operative mirë të organizuar Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të Stacionit Policor të Gjilanit, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit R. I. (1996) dhe L. M. (1995), që të dy shqiptarë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan, pasi që dyshohet se ata me 20 shkurt 2017 kanë hyrë duke depërtuar me forcë përmes derës kryesore në shtëpinë e ankuesit, ku dyshohet të kenë vjedhur:
- dy (2) celularë Iphone 6 ngjyrë argjendi
- një (1) celularë Iphone 5 ngjyrë e zezë.
- një (1) portofol ngjyrë e zezë e femrave.
- një (1) byzylyk i dorës (bizhuteri) për femra.
Dy të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacionin policor ku janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre.
“Janë gjetur prova të qëndrueshme materiale se si është kryer vepra penale me mjete të forta, si kaçavida, me ç’rast janë gjetur edhe sende tjera të vjedhura si: portofoli dhe byzylyku i dorës si dhe një bateri e automjetit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit legjitim. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë.